Telegrafi

Lansohet pulla postare “Azem dhe Shotë Galica”

Padyshim që njëra nga periudhat e lavdishme të historisë sonë ndërlidhet me lëvizjen e armatosur në krye me Azem e Shotë Galicën, që u zhvillua gjatë viteve 1912-1924.

Azemi dhe Shota luftuan për flamurin kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për një vend ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase, ku prioritet kishin krijimin e shtetit të lirë. Pas shumë betejave, Azem Galica plagoset në luftimet e përgjakshme më 15 korrik 1924 në zonën e Drenicës – Arbanisë së vogël, ku nga plagët e marra vdes dhe varroset në shpellë 73 m nën thellësinë e tokës.

Nëpërmes kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës shënon epokën e ndritshme të historisë sonë, që me plotë të drejt mund ta quajmë epoka e Azem dhe Shotë Galicës.

Filatelia e Postës së Kosovës gjithashtu njofton se që nga sot letrat tuaja mund t’i postoni me këtë pullë postare dhe ju fton të jeni pjesëmarrës në prezantimin e personaliteteve të shquara të Kosovës. Koleksionarët e pullave postare, prej ditës së mërkurë (14.07.2010), këtë pullë mund ta gjejnë në sportele të zyrave postare në gjithë territorin e Kosovës.