Sot është bërë lansimi i projektit të Skriningut të Kancerit të Qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës, pilotim ky që do të bëhet për herë të parë në Kosovë.
Ky projekt synon të shërbejë si model në krijimin dhe implementimin në tërësi të programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.
Pjesë e këtij prezantimi ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Izet sadiku i cili u shpreh i gatshëm që të ndihmoj të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri.
Arben Vitia nga Komuna e Prishtinës tha se shëndeti i gruas është mjaft i rëndësishëm, andaj duhet të merremi me parandalimin dhe shërimin e kancerit tek gratë.
Sipas tij, nëse ky pilot projekt ka sukses, atëherë do të bëjë që shumë gra të shërohen nga kanceri.