Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë sot Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik në zyrat e UNDP-së, me fillim në ora 11:00.
Platforma e Pulsit Publik ofron vizualizimin e të dhënave të mbledhura që nga viti 2010 kur edhe u lansua Pulsi Publik. Platforma do të shërbejë si bazë e hapur e të dhënave ku palët e interesuara mund të përdorin të gjitha të dhënat që janë në dispozicion.
Në ngjarje do të marrin pjesë Përfaqësuesja e Përhershme e sapo emëruar e UNDP-së, Maria Suokko, Isa Krasniqi, udhëheqës i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësues të USAID-së, arsimit dhe shoqërisë civile.