Sot bëhet lansimi i Platformës Elektronike të Shpërndarjes së të Dhënave dhe Aplikacionit për Mobil.
Platforma elektronike përmban të dhëna të mbledhura nga ekipet hulumtuese të Riinvestit gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2000 deri më 2013, të cilat mbulojnë 72 indikatorë të ndryshëm biznesor dhe ekonomik të vendit.
Sipas njoftimit për media, aplikacioni për Mobil i Institutit Riinvest, mes tjerash përmban kalkulatorë të ndryshëm ekonomik.
“Ngjarja e shënuar më lartë është mundësi shumë e mirë për diskutim dhe shoqërim me hulumtues nga fusha e ekonomisë, gazetarë, studentë, ekspertë komunikimi dhe të tjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/