Sot është lansuar një shërbim i ri dhe unik online që përmban vegla të domosdoshme për bizneset start-up dhe kompanitë ekzistuese në epokën digjitale.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “platforma digjitale ‘Biznesi im’ do të shërbejë si ‘one-stop-shop’ për ndërmarrjet mikro,të vogla dhe të mesme të Kosovës (NMVM), duke u dhënë atyre qasje në një larmi mjetesh dhe shërbimesh digjitale që do të jenë thelbësore për përmirësimin e performancës së biznesit dhe konkurrencës”.
Tutje, në njoftim thuhet se me financim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), platforma zbaton dhe ndjek modelin e suksesshëm austriak “Gründerservice” të Odës Federale Ekonomike të Austrisë.
“Ajo promovon krijimin dhe zhvillimin e bizneseve duke ofruar një sërë shërbimesh digjitale,duke filluar nga ndihma me idenë e biznesit deri te shërbimet që mbështesin planifikimin përkatës dhe ngritjen e fondeve”.
Në fjalën e tij të lansimit të kësaj platforme, Sh.T. Christoph WEIDINGER, Ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, tha se është i lumtur kur sheh se si Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), që është njësi operacionale e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, po nxit një varg aktivitetesh të nevojshme për shoqërinë e Kosovës duke financuar programin “ACCESS”.
Aktivitetet përfshijnë kryesisht transformimin digjital të NMVM-ve. Ato gjithashtu ndihmojnë në zbutjen e varfërisë, fuqizimin e grave dhe gjenerimin e punësimit të denjë në vendin partner të Austrisë, në Kosovë.
Shërbimet dhe mjetet digjitale që do të ofrohen në kuadër të platformës përfshijnë:
-doracakë dhe broshura mbi format juridike, procedurat e regjistrimit, taskat dhe tatimet, etj.
-plane online të biznesit dhe plane financiare
-formularë për vetëvlerësim, dhe
-modele të përshtatshme që përdoren çdo ditë nga kompanitë (fatura, kontrata të punës, etj).
Platforma “Biznesi im” synon të nxisë ndryshime të sistemit të tregut duke u mundësuar ndërmarrjeve të Kosovës, veçanërisht atyre të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë, të kenë qasje më të mirë në informata dhe shërbime përkatëse që pritet të nxisin rritjen autonome të biznesit.
“Biznesi im” do të kontribuojë në rritjen e shkallës së mbijetesës së ndërmarrjeve ‘start-up’ dhe do të ndihmojë rritjen e NMVM-ve ekzistuese.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Sh. S. znj. Rozeta Hajdari mirëpriti mbështetjen afatgjatë të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim veçanërisht në fushën e zhvillimit të sektorit privat dhe të arsimit. Disponueshmëria e mjeteve digjitale të siguruara nga platforma digjitale.
“Biznesi im” sigurisht që do të kontribuojë në një sektor më të gjallë të NMVM-ve, i cili është përbërësi kryesor për rritjen ekonomike në Kosovë.
Ministrja Hajdari vlerësoi rolin e projektit ACCESS si një lehtësues i rëndësishëm i transformimit digjital të sektorit privat në Kosovë.
Platforma “Biznesi Im” mbështetet nga programi ACCESS, financuar nga ADA me fonde të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
ACCESS pritet të pasurojë portofolin e shërbimeve mbështetëse të biznesit në internet të ofruara nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për NVM-të