Telegrafi

Lansohet plani avokues për fëmijët me aftësi të kufizuara

Sot lansohet plani avokues për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa HANDIKOS me mbështetje dhe bashkëpunim me UNICEF, zyra në Kosovë, që nga viti 2017 ka implementuar projektin ‘Përfshirja Sociale e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’ si pjesë e projektit regjional “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi të kufizuar- IPA II”.

Në vazhdën e aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit në fjalë, ishte edhe hartimi i Planit Avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili u hartua në bashkëpunim të ngushtë më përfaqësuesit e  Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. Plani Avokues në vete ngërthen fushën e legjislacionit; edukimit; shëndetësi; mbrojtje e fëmijëve, baza e të dhënave.