Sot lansohet plani avokues për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa HANDIKOS me mbështetje dhe bashkëpunim me UNICEF, zyra në Kosovë, që nga viti 2017 ka implementuar projektin ‘Përfshirja Sociale e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’ si pjesë e projektit regjional “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi të kufizuar- IPA II”.
Në vazhdën e aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit në fjalë, ishte edhe hartimi i Planit Avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili u hartua në bashkëpunim të ngushtë më përfaqësuesit e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. Plani Avokues në vete ngërthen fushën e legjislacionit; edukimit; shëndetësi; mbrojtje e fëmijëve, baza e të dhënave.