Site icon Telegrafi

Lansohet klipi i ri i Dhuratës (Video)

Dhurata Ahmetaj e ka publikuar videoklipin e ri muzikor të këngës që mban titullin “Gabim”.

Për tekstin dhe vijën molodike është kujdesur Lindon dhe studio Room6 Audio, ku na sjellin Dhuratën me një stil muzikor ndryshe, ndërsa Darko Dimitrov ka bërë miksimin.

Kujtojmë se në një prononcim për Telegrafi, këngëtarja më herët i bëri të ditura disa detaje rreth këngës dhe xhirimit të klipit, i cili është realizuar nga Imagine Films.

“Ideja e këngës është të pasqyrohet një lidhje e një djali dhe një vajze, ku ky djali imagjinar gjithçka që bën në raport me femrën e bën gabim, por kjo nuk do të thotë se jam unë në këtë rast”, ishte shprehur Dhurata. /Telegrafi/

Exit mobile version