Telegrafi

Lansohet klipi i këngës nga albumi “OK Computer” i Radiohead që nuk është publikuar më parë (Video)

Grupi britanik, “Radiohead”, ka publikuar videoklipin e këngës “I Promise”, e cila ka qenë pjesë e albumit nga viti 1997, “OK Computer”.

Kjo është një prej disa këngëve që ishin incizuar asokohe, mirëpo asnjëherë nuk janë publikuar më herët.

Lexo po ashtu Pinin birra në Ramazan, rrihen fansat e Radiohead në Stamboll (Foto/Video, +16)

Ripublikimi i albumit “OK Computer” do të ndodhë më 23 qershor nën emërtimin “Ok Not Ok” nga XL Recordings.

Albumi do të përmbajë 12 këngët origjinale, tetë këngë B-sides, si edhe tri këngë të papublikuara asnjëherë, si “Lift”, “Man Of War” dhe “I Promise”. /Telegrafi/