Grupi britanik, “Radiohead”, ka publikuar videoklipin e këngës “I Promise”, e cila ka qenë pjesë e albumit nga viti 1997, “OK Computer”.
Kjo është një prej disa këngëve që ishin incizuar asokohe, mirëpo asnjëherë nuk janë publikuar më herët.
Ripublikimi i albumit “OK Computer” do të ndodhë më 23 qershor nën emërtimin “Ok Not Ok” nga XL Recordings.
Albumi do të përmbajë 12 këngët origjinale, tetë këngë B-sides, si edhe tri këngë të papublikuara asnjëherë, si “Lift”, “Man Of War” dhe “I Promise”. /Telegrafi/