Telegrafi

Lansohet klipi “Çele çadrën” nga Lyrical Son dhe MC Kresha

Bashkëpunimi i shumëpritur është një superkompilacion i tri reperëve bashk me deejay Flow, që është përkujdesur bashkë me Lis Berishën për muzikën e kësaj kënge.

Videoklipin e ka punuar EMF Creative, duke shfaqur reperët në një imazh të jashtëzakonshëm.

Ky projekt edhe një herë e konfirmon statusin e reperëve në elitën e hip hopit shqiptar, duke paralajmëruar kështu fansat për albumet që pritet të lansohen në prag të verës, e cila do të jetë shumë, shumë e nxehtë në hip hop. /Telegrafi/