Site icon Telegrafi

Lansohet granti i performancës komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) më mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) organizon ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës komunale.

Granti i Performancës është një skemë e dizajnuar për të mbështetur komunat e Kosovës me grante të bazhuara në performancën e tyre më të mirë e cila matet pëmes parametrave të caktuara.

Kjo ngjarje e bashkëpunimit ka për qëllim të prezantojë grantin e performancës komunale të bashkëfinancuar nga MAPL dhe SDC.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevië, Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi dhe Ambasadori Jean Hubert Lebet do të jenë të pranishëm dhe do t’ju drejtohen të pranishmëve gjatë ceremonisë.

Në këtë ngjarje janë të ftuar krytarët e komunave, kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, drejtorë të komunave dhe zyrtarë tjerë komunal, përfaqësuesit e ministrive përkatëse, përfaqesuesit ndërkombëtar, komuniteti i donatorëve, përfaqësuesit e shoërisë civile dhe të tjerë.

Exit mobile version