Telegrafi

Lansohet fushata vetëdijesuese “Share the Equality”, avokohet për punësimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve

Me moton “Punësim të barabartë dhe pa diskriminim”, Zyra për Qeverisjen të Mirë-Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim dhe përkrahje të organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptiasve në Kosovë, lansojnë fushatën e vetëdijesimit për të nxitur dhe promovuar punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Qëllimi kryesor i fushatës është për të avokuar që punësimi i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve të bëhet i mundur sikurse parashihet me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

“Bëhuni pjesë e kësaj fushate për ta promovuar punësimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

Përgjatë javëve dhe muajve të ardhshëm ‘Share the Equality’ do të përfshijë institucione qendrore, komuna, organizata të huaja, ambasada dhe aktivistë të shoqërisë civile për të avokuar së bashku për punësim të barabartë dhe pa diskriminim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/