Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot lanson fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”.
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore.
Konferenca mbahet në pikë kufitare në Merdare.