Zogu që mbetet i fundit, do të fitojë në këtë video-lojë të përditësuar, që ka marrë formatin e Battle Royale.
Flappy Bird është një video-lojë legjendare, që është përhapur më së shpejti ndonjëherë, por si do të dukej kjo lojë sikur të bëhej më shumë si Fortnite, transmeton Telegrafi.
Kjo është ideja prapa Flappy Bird, që është një lojë atraktive që mund të luhet në grup deri në 100 lojtarë në të njëjtën kohë dhe zogut i duhet të kalojë në hapësirat mes shtyllave.
Loja është e thjeshtë, sikurse ishte edhe më parë, ku vetëm duhet prekur ekranin, që zogu të fluturojë, por duhet garuar kundër 99 lojtarëve të tjerë, gjë që mund të zgjatë disa ditë.
Meqenëse tashmë është lansuar, mund të shkarkohet për të dy versionet si në iOS dhe Android. /Telegrafi/
Flappy Royale is a 100-player Flappy-Bird inspired battle royale game now in open beta on iOS & Android!
Made by @lazerwalker and I, with help from @helvetica.
Compete in daily leaderboards, customize the heck out of your bird, and crash buses.https://t.co/uP6vIV9IZ7 pic.twitter.com/kkyFX9zRdR
— ./orta –tsc (@orta) June 27, 2019