Telegrafi

Lansohet Firefox 4 RC2

Në Firefox 4 RC2 janë rregulluar disa lëshime të vogla të cilat janë vërejtur pas lansimit të RC-së së parë.

Nga Mozilla thonë se RC2 sjell edhe përditësimin për lokalizim në 29 gjuhë, ndërsa është shtuar edhe lokalizimi për Vietnam, ashtu që numri i përgjithshëm i gjuhëve që përmban Firefox-i është ngritur në 83.

Informata shtesë për atë se çfarë është përmirësuar në Firefox 4 RC2 mund të gjeni në faqet e Mozillas duke klikuar këtu. /Telegrafi/