Telegrafi

Lansohet episodi i ri “Schengen Visa”: Paraja shkon te paraja

Seriali “Schengen Visa” çdo herë e më shumë po bëhet më atraktiv dhe po sjell skena plot humor.

Në këtë episod kthehet Liria me Lulen nga Amerika dhe del për t’i pritur Axhi Basri, i cili si suharekas që është e pështjellon krejt punën.

Në anën tjetër, Ibrahimi shkrihet i gjithi pasi i është kthyer Lulja, Xhejmsi mundohet ta trajnojë stafin dhe t’i vendosë punët në vijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

E çfarë pështjellimi bëhet me disa para, saqë vjen puna deri te plaçkitja me armë – shikoni episodin e plotë më poshtë.

Seriali “Schengen Visa” është prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqet vetëm online në platformën GjirafaVideo.com.