Telegrafi

Lansohet episodi i pestë i Rrushe – Episod i mrekullueshëm nga fillimi deri në fund

Episodi i pestë i serialit Rrushe është këtu, dhe është thjesht i bukur. Një episod që ndërlidhë shumë elemente të episodeve të kaluara, por që na ofron edhe një shpresë se episodat e ardhshme do të jenë edhe më interesante.

Rrushe po vazhdon transmetimin çdo të diel, duke na futur më thellë në ngjarjen që po zhvillohet në këtë serial. Episodi i pestë i këtij seriali, edhe pse është vazhdimësi e ngjarjes nga episodet e kaluara, duket se është në nivel tjetër, që tregon se ky serial sa po shkon e po bëhet më i mirë.

Episodi i katërt na njoftoi me Musë Lahun, Demir Jahën, e më e rëndësishmja, me Lëvizjën Qëndresa, ndërsa përfundoi me Mentor Pirullin në tokë, i gjakosur, e pa shenja jete.

Se çfarë do të ndodhë me Mentorin, Vesën, e rrugëtimin e Lëvizjës Qëndresa, ndiqni më poshtë episodin më të ri të serialit Rrushe.

Rrushe shfaqet çdo të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga 21:00 në gjirafaVideo.