Telegrafi

Lansohet episodi “High medet”, MC Kresha bëhet pjesë e serialit “Schengen Visa”

Seriali “Schengen Visa” çdoherë e më shumë po bëhet edhe më interesant dhe përmes temave dhe personazheve komike ka arritur të rrëmbejë dashurinë e publikut.

Tashmë është publikuar episodi i 12-të, “High medet”, në të cilin aktron edhe reperi i njohur MC Kresha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Schengen Visa

Sipas informatave që kemi nga aktorët, ky episod është një ndër më të veçantit, si dhe një ndër episodet me më së shumti humor, pasi që gjithçka shkon ‘hallakamë’ kur Nëntori e merr një kek me marihuanë dhe ua shpërndanë Axhit Basri dhe Ibrahimit.

Të tre bëhen ‘high’ dhe nuk do jua merr mendja se çka ndodh gjatë gjithë episodit dhe në fund MC Kresha u flet për çelësin e suksesit.

“Schengen Visa” është prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com çdo të diel prej ora 20:00. Shikojeni episodin e plotë më poshtë.