Ashtu si çdo fundjavë, seriali për fëmijë “O Sa Mirë Kids” e ka lansuar episodin më të ri.
Episodi i 26-të më radhë sjell skena të reja të humorit që na i kanë servuar yjet e rinj të serialit.
Versioni për fëmijë tashmë është shndërruar në një prej serialeve më të pëlqyera vendore që shikohet në masë të madhe nga fëmijët dhe familjet.
Ndryshe, Ernest Zymberi (i njohur për rolin e Llukmanit në “O Sa Mirë”) e shkruan skenarin dhe e bën regjinë e këtij versioni.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri që është publikuar në kanalin zyrtar të serialit në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oGfoUi3K2NQ