Telegrafi

Lansohet episodi i 23-të i versionit për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”

Për shikuesit e shumtë të versionit për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”, është publikuar episodi i ri.

Si çdo fundjavë, publiku e ka mundësinë t’i shohë skenat e reja të serisë komike, e cila vjen në versionin për të vegjël.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Kids

Në kanalin zyrtar të serialit në YouTube, është publikuar episodi i 23-të me radhë, në të cilin protagonistët e vegjël vijnë në skena të reja komike.

Aktori Ernest Zymberi, i njohur për rolin e Llukmanit në “O Sa Mirë”, e shkruan skenarin dhe bën regjinë e këtij seriali.

Shikojeni episodin e ri të “O Sa Mirë Kids” në videon e mëposhtme. /Telegrafi/