Telegrafi

Lansohet episodi i 15-të i “O Sa Mirë Kids”

Për shikuesit e versionit për fëmijë të serialit “O Sa Mirë Kids”, është publikuar episodi i 15-të me radhë.

Aktori i njohur për rolin e Llukmanit në “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi, është i angazhuar për skenarin dhe regjinë e versionit të serialit për fëmijë.

Ngjarja në këtë seri komike sillet rreth shkollës më të famshme për fëmijë, e cila është popullarizuar përmes humorit që sjellin protagonistët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë Kids

Natyrisht se edhe në episodin e radhës, yjet e rinj kanë përgatitur skena interesante për shikuesit e tyre.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë Kids” që është publikuar në kanalin zyrtar të serialit. /Telegrafi/