Telegrafi

Lansohet biblioteka digjitale

Dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijës.

Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli, në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila është bërë në kuadër të edicionit të 17-të të ‘Javës së Bibliotekës’.

Veseli tha se lansimi i bibliotekës digjitale është me rëndësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku tha se Java e Bibliotekës synon vetëdijesimin  të gjithëve për biblioteka. /KP/Telegrafi/