Telegrafi

Lansohet ‘aeroplani i gjithësisë’

Raketa Atlas 5 është lansuar së bashku me aeroplanin e gjithësisë pa pilot nga Cape Canaveral, ndërsa zyrtarë të aviacionit amerikan nuk kanë dhënë detaje në lidhje me fluturaken testuese X-37B.

Kjo është fluturakja e dytë e këtij lloji, e cila lansohet në orbitë. E mëparshmja është lansuar në pranverën e kaluar, ndërsa ka aterruar në Kaliforni në dhjetor pas misionit 270 ditor.

Zyrtarët thonë se ky aeroplan do të shërbejë si platformë testuese për sensorët dhe sistemet satelitore. /Telegrafi/