Site icon Telegrafi

Lansohen udhëzuesit antikorrupsion për mësimdhënës dhe nxënës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga  qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të lansojnë Udhëzuesit Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës.

Udhëzuesit Anti-Korrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat anti-korrupsion në tri lëndët e përzgjedhura: histori, edukatë qytetare dhe gjuhë.

Zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Vlerësimit të Rreziqeve të Korrupsionit në Sektorin e Arsimit të vitit 2015, me qëllim të përfshirjes së arsimimit anti-korrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit.

Zëvendësministri, Arbër Geci dhe përfaqësues të UNDP-së do të marrin pjesë në ngjarje./Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version