Telegrafi

Lansohen tri edicione speciale, për të festuar themelimin e një qendre të Bentley (Foto)

Festimi i 25 vjetorit të themelimit, me tri makina luksoze

Të gjitha kompanitë e prodhimit të veturave, janë të njohura për edicione speciale, derisa dallim nuk bën as Bentley që ka një numër të madh të tyre, transmeton Telegrafi.

Blerësit e pasur të këtyre veturave me numër të limituara, që u lansuar për festimin e 100 vjetorit të thmelimit të kompanisë britanike, janë më të favorizuar se miqtë e tyre të pasur. Andaj, Bentley po vazhdon me këtë trend, meqë të gjitha veturat janë të shitura.

Tani që është 25 vjetori i themelimit të Bentley Manchester, do të lansohen tri edicione speciale të veturave, që janë quajtur The Silver Sisters.

Në të tri edicionet, janë përfshirë Bentayga, Continental GT dhe GT Convertible të gjitha me specifikat e njëjta dhe të përfunduara me ngjyrën Silver Stratos. Kjo ngjyrë e krijuar më 1997, është përdorur vetëm tri herë deri më tani.

Përfundimet e pjesës e të gjithë eksterierit do të jenë nga kromi, ndërsa i janë vendosur rrotat e reja me 22 inç.

Ulëset janë mbuluar me lëkurë, ndërsa janë vënë edhe numri 25, për të treguar vitin e themelimit të këtij Bentley, për nder të një prej 17 qendrave të suksesshme në Britani të Madhe. /Telegrafi/