Telegrafi

Lansimi dhe shitja e Samsung Galaxy Note 7 fillon më 2 gusht!

Samsung së fundmi e ka konfirmuar se do ta mbajë një konferencë për media për lansimin e Samsung Galaxy Note 7 që do të ndodhë më 2 gusht.

Sipas një raporti të ri thuhet se Samsung do të fillojë me shitjen e Note 7 në ditën e njëjtë të prezantimit zyrtar, pa asnjë vonesë.

Samsung pritej që ta lansonte pajisjen e saj më vonë, por me sa duket kompania jugkoreane ka vendosur që t’i paraprijë lansimit të iPhone.

Samsung janë në kërkim për të marrë një përparësi mbi Apple dhe iPhone-ët e tyre të ri të cilët pritet të debutojnë në shtator.