Telegrafi

Lansimi i Bentley të parë Elektrik shtyhet për në vitin 2026

Një nga pikat më të rëndësishme të strategjisë së re të Bentley flet për modelin e parë krejtësisht elektrik të kompanisë.

Si pjesë e një investimi masiv prej rreth 3 miliardë dollarë, EV po projektohet dhe zhvillohet në Crewe, ku do të prodhohet gjithashtu.

Fillimisht, modeli me emetime zero ishte menduar të dilte në vitin 2025, por CEO Adrian Hallmark ka thënë për Automotive News Europe se lansimi është shtyrë në vitin 2026.

Shefi i markës luksoze thotë se vonesa është teknikisht një “çështje muajsh” dhe jo një vit i plotë.

Ai tha për ANE se pengesa nuk lidhet me raportet e fundit në lidhje me kompaninë mëmë Volkswagen Group që ka probleme të mëdha me softuerin e produkteve të saj të ardhshme elektrike të nivelit të lartë.

Në fillim të këtij muaji, gazeta gjermane Automobilwoche shkroi sesi divizioni i softuerëve të VW-së, Cariad, është prapa planit me Projektin Artemis që do të prodhojë Audi, Porsche dhe Bentley EV. /Telegrafi/