Pjesëmarrësit e studimit gjatë gjashtë muajve duart i kanë lartë me ujë të ftohtë
Mendimi i rrënjosur se duart do të duhej t’i lanim me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të jemi të sigurt që pas larjes të jenë të pastra dhe pa baktere.
Shkencëtarët e Rutgersit kanë studiuar se a mund t’i lajmë duart me ujë të ftohtë dhe të jenë të pastra. Kanë arritur në përfundim që nëse i lajmë duart së paku 10 sekonda në ujë të ftohtë dhe me sapun, do të eliminohen bakteret nga duart njësoj sikur t’i lajmë me ujë të ngrohtë.
Pjesëmarrësit e hulumtimit, gjatë gjashtë muajve duart i kanë lartë me ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.
Rezultatet kanë treguar që temperatura e ujit nuk ka rëndësi për eliminimin e baktereve nga sipërfaqja e duarve, gjithë punën do ta bëjë sapuni pa marrë parasysh a i lani duart me ujë të ftohtë apo me ujë të ngrohtë.
Doland Shaffner, njëri ndër udhëheqësit e hulumtimit, ka shpjeguar se si rezultatet janë lajm i mirë edhe për kursim të energjisë.
Higjiena akoma është në nivel, ndërkaq me larjen me ujë të ftohtë do të kursejmë edhe mjaft energji, thuhet në komunikatën e tij. /Telegrafi/