Site icon Telegrafi

Landovica shtron iftar për Veselin (Foto)

Mbrëmë Kryetari i Kuvendit, qëndroj në Landovicë të Prizrenit, ku mori pjesë në iftar në familjen e Hajdar dhe Xhelal Krasniqit, dy ish pjesëtarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës të Zonës së Pashtrikut, të cilët vdiqën muajin e kaluar, në harkun kohor të një jave.

Kadri Veseli me këtë rast shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe Kuvendit të Kosovës, për të shtuar se “kjo është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen e miqtë, por edhe për të gjithë ne bashkëluftëtarët e tyre që i kemi njohur nga afër në ditët më të rënda për vendin tonë”.

Veseli më tutje theksoi se ashtu sikurse ishim solidarë me njeri tjetrin në kohë lufte, edhe sot duhet ti qëndrojmë pranë njëri tjetrit në përballimin e sfidave jetësore e nacionale.

“Solidariteti me njëri tjetrin ka qenë forca jonë që na ka mbajtur gjallë e të fortë në rrethanat më të rënda, kur Hajdari dhe Xhelali u rreshtuan në krah të luftës për liri. Nuk duhet t’i harrojmë këto vlera dhe ta shfrytëzojmë muajin e adhurimit e solidaritetit- ramazanin për të qenë më afër me njëri tjetrin ne dhimbje e gezime” tha Veseli.

Exit mobile version