Site icon Telegrafi

Landi i WSF ‘lufton’ për paqe (Foto)

Këngëtari Landi Hysi, i njohur nga grupi West Side Family është shumë aktiv në rrjetet sociale, madje ka edhe një numër të madh fansash që e ndjekin atë.

Së fundmi ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku ka treguar se ka qenë pjesë e kampanjës “Së bashku për paqe”, e cila është mbajtur dje në Tiranë.

“Paqja, Falja e Dashuria janë ndër virtytet që çdokush duhet të përpiqet t’i ruajë e kujdeset në çdo moment që jeton dhe është i gjallë, pavarësisht bindjeve, gjinisë, rracës, besimi, ideve, vendi etj. etj. etj”, kanë qenë disa nga fjalët e këngëtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version