Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i “West Side Family” është bërë baba për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi me foshnjën në krah ku shkruan: “Për momentin nuk ndodhem në shtëpi. Lavdi Zotit”.
Krahas postimit, nuk munguan as urimet nga miqtë e ndjekësit e tij që janë të shumtë në numër.
Mbetet e paqartë nëse është bërë baba i një vajze apo djali dhe emri me të cilin e ka pagëzuar foshnjën.
Landi ndërkohë është kujdesur gjithmonë që jetën private ta ruajë jashtë syrit të publikut. /Telegrafi/