Sot janë bërë shtatë vite që nga vdekja e anëtarit të “West Side Family”, Dr.Flori.
Ai ka lënë një zbrazëtirë të madhe në muzikën shqiptare e po ashtu edhe tek miqtë e kolegut.
Në përvjetorin e shtatë të vdekjes, artisti është kujtuar me mall nga miku i tij i ngushtë, Roland Hysi.
Ky i fundit ka ndarë një imazh në Instagram së bashku me të ndjerin dhe bashkëpunëtorin tjetër të tyre, Armir Shahinin.
“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie!. Dr.Flori 17 nëntor 2014. Krahët e tua do jem”, kanë qenë fjalët e Landit.
Dr.Flori vdiq saktësisht më 14 nëntor të vitit 2014, ndërkohë siç u raportua shkak ishte mbidoza.
Ai ka lënë pas dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë. /Telegrafi/