Modeli i ri, është më i fokusuari për rrugë, që Land Rover e ka krijuar deri më tani
Vitin e kaluar, Land Rover aplikoi për ta patentuar një makinë, që do të quhet Road Rover, duke lënë të nënkuptohet që do jetë një makinë rivale për të fuqishmin Mercedes S-Class, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, ka pasur lajme të ndryshme se do jetë një makinë që mbushet me rrymë, e nivelit të Audi A4 Allroad dhe Volvo V90 CrossCountry.
Megjithëse dukesj se planet për Road Rover ishin anuluar, Autocar ka mësuar se kjo makinë lansohet gjatë vitit 2021. Road Rover do jetë një makinë elektrikë, me e fokusuar për rrugë deri më tani, që e ka prodhuar ky prodhues britanik.
Por, nuk do t’i mungojnë as kapacitetet për të gjitha terrenet, sikur çdo Land Rover, derisa me përmasa më të vogla, ky SUV do të jetë në rivalitet me Porsche Macan dhe Audi e-tron.
Sa i përket përmasave, do të jetë në mes të Land Rover Evoque dhe Velar, ndërsa do ketë tavan më të ulët dhe pjesën e përparme më të ngushtë, që të përshtatet me sistemin me bateri.
Derisa nuk dihen detajet lidhur me kapacitetin, arkitektura në të cilën është ndërtuar Road Rover, mund të zë bateri me 90.2 kËh, që ofrojnë autonomi deri në 470 kilometra. /Telegrafi/