Megjithëse shumë i pëlqyer, Defenderit të vjetër i ka ardhur fundi
Të ndërtuarit e një Land Rover Defender që nga fillimi, është një përkushtim shumë i madh, transmeton Telegrafi.
Kjo është arsyeja që prodhuesi britanik, po i merr kohë ky projekt. Por, pasi të jetë përfunduar, i riu do të ketë nivel të lartë teknologjie, që do të jetë vite drite më i avancuar se i vjetri, të cilin pritet ta zëvendësojë.
“Teknologjia do të jetë e përhershme në Defender të ri, gjithçka do të jetë moderne. Sistemi i funksionimit të brendshëm, synon emetim sa më të ulët të CO2”, ka thënë Ralf Peth, udhëheqës kryesor në Jaguar Land Rover.
Sipas këtyre pretendimeve, Defenderi i ri pritet të ketë nivel shumë të lartë të teknologjisë dhe mundësi të vozitjes autonome, që i mungonin të vjetrit. Por, duhet të jetë shumë më popullor dhe me dizajn modern – në mënyrë që të konkurrojë me Jeep Wrangler dhe Mercedes G-Class.
Prej se është lansuar Defender më 1983, Land Rover ka bërë vetëm ndryshime minimale në të, pos ndryshimit më të dukshëm në modelin e vitit 2011. /Telegrafi/