Site icon Telegrafi

Land Rover kapet duke e testuar makinën, me të cilën do ta sfidojë Mercedes-AMG GLC-në (Foto)

Në një pjesë periferike të Zvicrës, spiunët e veturave të reja e kanë fotografuar një Range Rover Sport Coupe të kamufluar, teksa ishte në procesin e testimit në rrugë me borë.

Ky besohet të jetë modeli, me të cilin prodhuesi britanik pritet ta sfidojë Mercedes-AMG GLC-në që është shumë i pëlqyer në treg, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, makina ka një pamje shumë të çuditshme, që duket sikur të jenë bërë bashkë SUV dhe kupe.

Njohësit e veturave kanë thënë se është një kupe me katër dyer, por që lartësia dhe gjerësia ofrojnë komoditet më të madh.

Në përgjithësi duket se ka humbur shumë nga linjat që ka Land Rover, apo kjo është shkaku i mbështjellësit për të fshehur pamjen e vërtetë.

Zyrtarë të kompanisë nuk kanë konfirmuar asgjë, por besohet se modeli mund të jetë konkurrenti i prodhuesit gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version