Kompanitë kineze nuk po ndalojnë së kopjuari, makinat e prodhuesve të njohur
Kompanitë kineze që merren me automobilizëm, kanë arritur shumë gjatë viteve të fundit, me disa prej tyre që kanë nisur edhe eksportin në shtete të zhvilluara, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shumica prej tyre kanë arritur të zgjerohen, duke kopjuar makinat e suksesshme, pa përfillur asnjë rregull të së drejtës autoriale.
Para tri vitesh, Land Rover e ka paditur Jiangling Motor Corporation, për shkak të kopjimit të modelit Evoque, po thuajse në tërësi.
Raportohet se prodhuesi britanik e ka fituar gjyqin, duke i ndaluar Land Wind X7 të shitet jashtë Kinës.
Megjithatë, tregu kinez është mjaft i madh dhe mund të të ketë të ardhura të mëdha, pa pasur nevojë ta kryejë ndonjë ndryshim të kësaj makine. /Telegrafi/