Site icon Telegrafi

Land Rover Discovery tërheq kamionin me shtatë rimorkio, që në total peshon 110 tonë (Foto/Video)

Dëshmi se Land Rover është një nga veturat më cilësore, e tregon më së miri videoja e publikuar më poshtë, në të cilën shfaqet duke tërhequr një kamion prej 110 tonë nëpër një rrugë në Australi.

Pa dyshim se videoja është shumë interesante, dhe në të shfaqet shoferi profesionist John Biletto, i cili përdor modelin Land Rover Discovery për të tërhequr kamionin me shtatë rimorkio, transmeton Telegrafi.

Falë motorit dhe karrocerisë së fuqishme, ai ka arritur ta tërheq këtë kamion të gjatë dhe të rëndë sa një tren për më shumë se 16 kilometra.

Sipas kompanisë angleze, modeli Discovery Td6 është i certifikuar për të bërë tërheqje deri në 3.500 kilogramë në rrugë të hapura, por me sukses ka arritur të përshkoj 16 kilometra duke tërhequr kamionin me shtatë rimorkio që në total peshonin 110 tonë.

Natyrisht se kjo gjë nuk do të arrihej, po të mos ishte motori i fuqishëm me 258 PS, 3.0 litra që bën tërheqje me të katarr rrotat.

Por, Land Rover Discovery ka një histori të bujshme sa i përket tërheqjes së peshave të rënda.

Në vitin 1989, kur edhe është prezantuar në treg modeli Discovery I, kjo veturë angleze kishte tërhequr një tren, derisa vitin e kaluar Discovety Sport gjithashtu kishte tërhequr një tren me shumë vagonë mbi një urë që qëndronte 100 metra mbi tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version