Për herë të parë në historinë e kësaj makine, do të ofrohet edhe opsioni hibrid
Që kur është lansuar për herë të parë më 2014, Land Rover Discovery Sport ka mbetur i njëjti, andaj do të pësojë ndryshimet e duhura për lansimin që do të bëhet në 2020, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk janë lansuar fotografitë zyrtare, spiunët e kanë parë këtë SUV teksa testohej në rrugë me borë.
Kjo nuk është hera e parë që po shihet nga afër, pasi me të njëjtën shtresë kamuflazhi, është parë teksa testohej në mot të nxehtë.
Nuk pritet se ky version i shumë kërkuar i Land Rover Defender Sport, të kenë ndryshime të dukshme në enterier. Por, nuk përjashtohet mundësit e avancimit teknologjik.
Derisa ndryshimet kozmetike do të jenë të vogla, do të ketë ndryshime të dukshme në sistemin e funksionimit.
Për herë të parë në historinë e kësaj makine, do të ofrohet edhe opsioni hibrid, që është pjesë e planeve të kompanisë për elektrifikimin e veturave. /Telegrafi/