Njihuni me racën e njohur rishtazi të Shoqatës Kinologjike Amerikane
Lancashire Heeler e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet një “racë shtëpiake e brishtë” me një të ardhme të pasigurt – ka vetëm 5.000 qen në botë.
I vogël në shtat, aktiv dhe i njohur për buzëqeshjen e tij të gjerë: ky është Lancashire Heeler, një nga racat më të reja të qenve të njohur së fundmi nga Shoqata Kinologjike Amerikane.
Kjo organizatë kinologjike njoftoi të mërkurën, më 3 janar, se kjo racë e rrallë e qenve tashmë njihet zyrtarisht, duke lejuar që të marrë pjesë në shfaqje në të gjithë SHBA-në.
Raca Lancashire Heeler ka një trup të gjatë dhe qime të shkurtra, zakonisht në një kombinim ngjyrë të zezë dhe ngjyrë kafe.
Ky qen ka një trup të fortë dhe duket si një korgi më i vogël, transmeton Telegrafi.
Mesatarisht, një qen i tillë peshon 7.7 kilogramë. Ky qen dikur ishte ndihmë në fermë, ku gjuante brejtës dhe ngiste bagëtinë.
Lancashire e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet si një “racë shtëpiake e cenueshme” me një të ardhme të pasigurt.
Në standardin e racës, ndër të tjera, shkruhet se raca është e guximshme, e gëzuar dhe e dashur me pronarin e saj dhe njihet për buzëqeshjen e saj pothuajse të vërtetë.
Vitet e fundit, British Kennel Club ka shtuar çdo vit në regjistrin e saj rreth 120 Lancashire Terrier, ndërsa American Kennel Club pretendon se janë vetëm rreth 5000 të tillë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=lZSDPx7ATpk
/Telegrafi/