Telegrafi

Lana Del Rey do ta lansojë edhe albumin e dytë brenda vitit 2021

(Foto: Instagram/lanadelrey)

Lana Del Rey ka njoftuar se një album i ri i quajtur “Blue Banisters” do të dalë në treg më 4 korrik, pasi publikoi albumin “Chemtrails Over the Country Club” vetëm një muaj më parë.

Në postimet në profilet e saj në Instagram dhe Twitter, këngëtarja ka shkruar: “Blue Banisters. Albumi del më 4 korrik”, duke ia bashkëngjitur një fotografi për të cilën fansat mendojnë se do të jetë kopertina e albumit.

“Blue Banisters” duket se është një vazhdim i “Chemtrails Over the Country Club” që u lansua në muajin mars.

Del Rey më parë njoftoi se kënga e quajtur “Rock Candy Sweet” është planifikuar të publikohet më 1 qershor.

Lexo po ashtu Lana Del Rey publikon albumin e ri dhe paralajmëron tjetrin

Megjithëse “Chemtrails Over the Country Club” mori vlerësime përgjithësisht të mira, albumi nuk arriti sukses të rëndësishëm në listat e albumeve më të mira këtë vit.

Albumi aktualisht renditet i 165-ti në listën e albumeve më të mira të revistës Rolling Stone, në javën e tij të pestë pas publikimit dhe ka grumbulluar gjithsej 153.400 shikime deri më tani, sipas Alpha Data. /Telegrafi/