Flokët rozë kanë kapërcyer trendet dhe janë bërë një klasik i vërtetë.
Nga toni më i lehtë deri tek neoni më i ndritshëm, ekziston një nuancë që i përshtatet të gjithëve – dhe nganjëherë edhe vetëm një prekje rozë është e mjaftueshme për të ngrohur portretin tuaj.
Lana Condor është e famshmja më e fundit që provoi ngjyrën rozë, dhe flokët e saj rozë janë me të vërtetë një pamje që vlen të shihet. Në mbishkrimin e fotografisë që ajo ndau me ndjekësit, aktorja shkroi se nëse fansat e saj do të qonin këngën e saj “Anyone Else But You” në 5 milion transmetime, ajo do ta mbante atë pamje.
Kjo do të thotë që kjo ngjyrë trëndafili është një paruke, por edhe kështu, është e mrekullueshme për të!
Ndërsa flokët rozë të Lanës mund të mos jenë këtu për të qëndruar gjatë, një ndjesi e bukur pranverore u përçua nga ky ndryshim i lezetshëm. /Telegrafi/