Telegrafi

Lamtumirë “rehatisë në tualet”! Guaskat e reja do t’ju detyrojnë të largoheni pas pesë minutash

Një “pushim i zgjatur në banjë” mund të jetë një gjë e së kaluarës falë një tualeti të ri për të cilin zhvilluesit thonë se do t’i bëjë njerëzit të duan të lënë guaskën pas pesë minutash.

Kjo pasi që vendi ku ju do të uleni do të ulet me rreth 13 gradë për të rritur tendosjen në këmbë – gjë që do tua bënte më të mundimshëm qëndrimin aty.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ‘StandardToilet’ është mbështetur nga Shoqata Britanike e Tualeteve (BTA), një grup që bën fushata për ambiente më të mira banjosh në zyra dhe hapësira publike.

Kompania me seli Staffordshire thotë se tashmë ka pasur interesim nga këshillat lokale dhe stacionet e shërbimit të autostradës për tualetin prej 150 – 500 funtesh.

Ata shpresojnë të synojnë gjithashtu zyrat pasi ata besojnë se shkurtimi i gjatësisë së “pushimeve në banjë” të punonjësve do të përmirësonte ndjeshëm produktivitetin.

Gjithashtu është vlerësuar se kjo siguron përfitime shëndetësore dhe mirëqenie përmes përmirësimit të sjelljes dhe inkurajimit për më pak kohë ulur në tualet.

“Studimet mjekësore kanë sugjeruar që përdorimi i WC tradicionale mund të shkaktojë hemorroide dhe dobësim të muskujve të legenit”, ka thënë kompania. /Telegrafi/