Telegrafi

Lamtumirë Nexus, Google mendon për Android Silver

Llogaria më e famshme në Twitter për këso lloje informacionesh, @evleaks pretendon se Google po planifikon të lë linjën e pajisjeve Nexus në favor të iniciativës së ardhshme, të cilën do ta quajë Android Silver.

Android Silver e cila ishte paralajmëruar së pari në muajin prill, do t’ia mundësojë kompanisë Google të punojë më ngushtë me prodhues të përzgjedhur, në mënyrë që të sigurojë një përvojë ‘premium’ të pajisjeve Android, të cilat thuhet se do të sjellin disa përditësime të rregullta softuerike.

Gjatë tri cicërimave të veçanta të premten, @evleaks shkroi: "Nuk ka më Nexus 6. Lamtumirë, Nexus. Mos u shqetësoni, ka një linjë të re nga Google, Android Silver e cila do të prezantohet në shkurt 2015…"

Megjithatë, linja e telefonave Android Silver besohet se do të sjell modele të avancuara të pajisjeve, sikurse kultura e tanishme e pajisjeve Google Play Edition, e cila posedon telefonat si HTC One dhe Samsung Galaxy S4.

Kjo, me sa duket është zgjidhja e Google për problemin e gjatë me fragmentimin e madh në Android, dhe me këtë sistemi më i madh operativ mobil gjithashtu është duke shpresuar ti mbajë të interesuar prodhuesit si Samsung larg krijimit të sistemit të tyre operativ. /Telegrafi/