Telegrafi

“Lamtumirë”, kënga më e re nga Elita 5

Foto: Screenshot/YouTube

Grupi legjendar, Elita 5, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Bendi, me vokalist Arif Ziberin, kanë sjell këngën e re “Lamtumirë” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç njihen për baladat e dashurisë, të njëjtit edhe këtë herë kanë sjell një projekt të veçantë.

Elita 5 (Foto: YouTube)

Të tjerë të përfshirë në këngë janë edhe: Mevaip Mustafi, Valon Gashi, Agron Idrizi, Besim Ibrahimi dhe Nexhat Mujovi Wirus.

Në këtë projekt kontribuuan po ashtu edhe: Florent Abrashi, Gent Hoxha dhe Artan Mustafa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elita 5

Teksti është shkruar nga Avni Qahili, kurse për kompozimin u përkujdes Nexhat Mujovi Wirus.

Elita 5 (Foto: YouTube)

Ky i fundit gjithashtu e bëri edhe producimin e këngës, gjersa miksimi dhe masterizimi iu besua Procound Recording Studio.

Kjo këngë tanimë gjendet e plotë në kanalin e Elita 5 në platformën YouTube. /Telegrafi/