Telegrafi

Lamtumirë Karl Lagerfeld! Bota e modës, përgjithmonë me ty

Mbrëmja e djeshme do të mbahet mend si hera e fundit kur Karl Lagerfeld shfaqet në “Grand Palais” në Paris, në vendin ku mbreti Karl ka zgjedhur të transformojë sezon pas sezoni për të prezantuar koleksionet e Chanel…

“Karl përgjithmonë” është homazhi që “Chanel”, “Fendi” dhe “Karl Lagerfeld” kanë nderuar ish-drejtorin e tyre kreativ në një seri performancash të drejtuara nga Robert Carsen në prezencën e 2500 të ftuarve, ndër të cilët edhe Valentino Garavani, Stella McCartney dhe Anna Wintour.

Muzika e pianos dhe violinave, e alternuar me fjalët e Virginia Woolf, Colette, Stephane Mallarme, të interpretuara nga Tilda Swinton, Fanny Ardant dhe Cara Delevingne.

“Përgjithmonë”, sepse Karl Lagerfeld, si një artist i vërtetë, do të jetojë përtej kohës dhe hapësirës, do të mbetet tek krijimet që vajzat dhe gratë do të duan të veshin edhe pas qindra viteve…

Stili i krijuar nga Karl, me kombinimet e çuditshme të veshjes glam dhe njëkohësisht rock, miksimin e pantallonave serioze me çizmet plastike e veshjet “all black” me logo, nuk do të dalin asnjëherë nga moda, pasi Karl është dhe do të mbetet përgjithmonë në botën e modës…

/Telegrafi/