Site icon Telegrafi

Lamtumirë Internet Explorer! – Microsoft njofton se shfletuesi i vjetër do të hiqet nga përdorimi deri në vitin 2022

Microsoft po i jep fund përdorimit të Internet Explorer vitin e ardhshëm, pas më shumë se 25 vjetësh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shfletuesi i vjetër i internetit ka qenë kryesisht i papërdorur nga shumica nga shumica e konsumatorëve për vite me radhë, por Microsoft po vendos ‘gozhdën e fundit’ për shfletuesin Internet Explorer më 15 qershor, 2022, duke e pensionuar atë në favor të Microsoft Edge.

“Ne po njoftojmë se e ardhmja e Internet Explorer në Windows 10 është në Microsoft Edge”, thotë Sean Lyndersay, një menaxher i programit Microsoft Edge.

“Aplikacioni desktop Internet Explorer 11 do të ‘dalë në pension’ dhe do të dalë nga përdorimi më 15 qershor të vitit 2022, për versione të caktuara të Windows 10”, shtoi ai.

Derisa Kanali i Shërbimit Afatgjatë (LTSC) i Windows 10 do të përfshijë prapë Internet Explorer vitin e ardhshëm, të gjitha versionet e konsumatorëve do t’i japin fund mbështetjes së shfletuesit. Microsoft nuk e bën të qartë, por ka gjasa që Internet Explorer të hiqet në Windows ose në qershor të vitit 2022 ose më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version