U është dhënë lamtumira e fundit Florentit 11-vjeç dhe motrës së tij Florenta, 13-vjeçe, që humbën jetën në një gropë të hapur në lagjen Kolovica të Prishtinës.
Varrimi i fëmijëve të familjes Mramori është bërë në fshatin Sharban të Podujevës, nga ku e kishin prejardhjen familjarët e tyre.
Avokati i Popullit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e fëmijëve në Kolovicë.
Drejtori i Inspektoratit Komunal të Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka dhënë dorëheqje ende pa kaluar 12 orë, e pronari i kompanisë “ABC” nga Podujeva ka mohuar që kompania e tij të ketë punuar.