Site icon Telegrafi

“Lamtumirë e dashura ime”, biznesmenit shqiptar i dështon shantazhi ndaj ish të dashurës italiane

Biznesmeni shqiptar i ndërtimit ka përfunduar në pranga të policisë italiane pasi ai i bëri një “shantazh” të dashurës së tij.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur të dielën në Itali, pasi një 38 vjeçar nga Shqipëria ka bërë një video kinse po i jep fund jetës dhe i ka dërguar ish-të dashurës italiane, me shpresën se ajo do t’i rikthehet atij.

Protagonisti i ngjarjes kishte xhiruar veten me pistoletë në kokë, dhe i kishte dërguar ish-të dashurës bashkangjitur me mesazhin “Lamtumirë e dashura ime”.

E alarmuar nga situata, italiania ka njoftuar menjëherë policinë, të cilët ishin vënë në aksion menjëherë.

Duke dyshuar në të vërtetën, policia italiane sapo kishte arritur në banesën e shqiptarit kishte thyer derën dhe kishin hyrë brenda, përcjell Telegrafi.

Por, aty kishin gjetur shqiptarin të relaksuar dhe duke shikuar televizion.

Më pas ata kanë bërë një kontrolle banesës dhe kanë gjetur armën e përdoruar në videon simuluese dhe një armë tjetër të tipit gjysmë automatik.

Në këto kushte, biznesmeni i ndërtimit është vënë në pranga dhe tani ai do të përballet me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Ai mundë të akuzohet edhe për keqtrajtim psikologjik dhe dhunë në familje./Telegrafi/

Exit mobile version