Telegrafi

LAMTUMIRË, DENTISTË: Po arrijnë pilulat kundër kariesit!

Stomatologët thonë që kanë arritur një zbulim i cili do të mund të na ndihmojë së shpejti të prodhomë tableta revolucionare të cilat do t’i përdorim si preventivë kundër dëmtimit të dhëmbëve dhe shfaqjes së kariesit.

Ata thonë që kanë zbuluar një soj të ri bakteresh të cilat gjoja zvogëlojnë efektin e atyre baktereve të dëmshme në gojë, të cilat shkaktojnë akoma, veç tjerash, dëmtimin e dhëmbëve.

Bakteri Streptococcus A12 zvogëlon thartirën e cila ndikon në shkatërrimin e dhëmbëve duke krijuar mikrobe të reja, transmeton Telegrafi.

Më e rëndësishme është që ajo ndihmon në shkatërrimin e argininës, aminothartirës, e cila, sipas zbulimeve të ekipit hulumtues, është e lidhur me krijimin e kariesit.

Hulumtuesit besojnë që A12-a mund të përdoret si suplement oral në preventivën e kariesit. Duke punuar në Universitetin e Floridës, shkencëtarët kanë botuar zbulimet e veta në revistën “Mikrobiologjia e aplikuar dhe ekologjike”.

Sipas vlerësimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga viti 2012, prej 60 deri në 90 për qind të fëmijëve shkollorë dhe afër 100 për qind të të rriturve vuajnë nga kariesi, ndërsa rreth 30 për qind e personave të moshuar, të moshës prej 65 – 74 vjeç, nuk kanë në gojë asnjë dhëmb të vetin. /Telegrafi/